Sport

Talenti i Juventusit i gatshëm të luajë për Kosovën

Mbrojtësi kosovar i skuadrës së juniorëve të Juventusit, Qëndrim Kameraj, është i gatshëm ta lërë përfaqësuesen U-19 të Zvicrës për ekipin Shpresa (U21) të Kosovës.

Kështu ka deklaruar të martën për gazetën vetë futbollisti kosovar i lindur në Zvicër. Ai ka theksuar se është i interesuar që të japë kontributin e tij për ekipin e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

"Jam i interesuar të luaj për U-21 të Kosovës. E di që ka pasur interesim edhe nga ana e tyre, por mendoj se ka ardhur koha që të jap edhe unë kontributin tim për Kosovën", ka thënë Kameraj.

Interesim për lojtarin ka shfaqur edhe trajneri i U-21 të Kosovës, Rafet Prekazi....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.