Sport

Arsenali e lejon largimin e Ozilit në janar

Descriptive Text

Arsenali raportohet se ka pranuar se Mesut Ozil nuk do të nënshkruajë kontratë të re me klubin.

Gjermani do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, pasi të skadojë kontrata aktuale e tij.

Gjithsesi, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, së fundmi ka pranuar se Ozil dhe Alexis Sanchez mund të shiten në janar, vetëm që të mos largohen si lojtarë të lirë në fund të sezonit.

Sipas “The Mirror”, klubi londinez po kërkon një klub që është i gatshëm të transferojë Ozilin. Në raportim theksohet se zyrtarët e klubit janë frustruar me sjelljet dhe performancat e lojtarëve gjatë ndeshjeve të fundit.

Interi thuhet se është i interesuar për të transferuar ish-mesfushorin e Realit.