Sport

Kosova ngritet për një pozitë, Shqipëria bie për 5 në renditjen e re të FIFA-s

Dy humbjet radhazi me Spanjën dhe Italinë kanë bërë që Shqipëria të humbasë 5 vende në renditjen e re të publikuar nga FIFA për muajin tetor.

Edhe pse përballë kishin dy kundërshtarë të nivelit shumë të lartë, kuqezinjtë kanë humbur 5 pozicione në klasifikimin e ri të FIFA-s dhe tashmë pozicionohen të 71-t, transmeton Supersport.

Shqipëria është kaluar nga Uganda ndërsa me 498 pikë në total mban pas Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Malin.

Ka fituar një pozicion Kosova pavarësisht humbjeve ndaj Ukrainës dhe Islandës teksa renditet në vendin e 183-të.

Vazhdon të kryesojë Gjermania që me 1631 pikë në total lë pas Brazilin, Portugalinë, Argjentinën, Belgjikën e Poloninë. Ka fituar 3 vende Spanja që renditet e 8-ta, ndërsa spikat ngjitja në 10-shen e parë e Perusë.