Sport

Liburni përshëndetet me humbje nga “UEFA Futsal Cup”

Descriptive Text

Kampioni i Kosovës në futsall, Liburni nga Gjakova, e ka mbyllur me humbje garën në raundin kryesor (Main Round) të UEFA Futsal Cup, duke mos arritur të kualifikohet në raundin elitë (Elite Round) të garës së vetme evropiane për klube të futbollit të sallës.

Liburni, të dielën, është mposhtur nga skuadra e Armenisë, Leo, me rezultatin 6:5, në kuadër të grupit të pestë. Të gjitha ndeshjet e Grupit 5 u zhvilluan në Zagreb të Kroacisë, shkruan sot Koha Ditore.

Në raundin elitë nga ky grup u kualifikua skuadra kroate, Nacional Zagreb, që doli e para me nëntë pikë.

Në pozitën e dytë përfundoi Leo Futsal Club me katër pikë, kurse Liburni u rreshtua në vendin e tretë me tri pikë. Vetëm një pikë arriti ta fitojë ASC Garges Djibson e Francës.

Për Liburnin, që edicionin e shkuar triumfoi në kampionatin dhe kupën e Kosovës në futsall, kjo është paraqitja e parë në garat evropiane....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.