Sport

Lëndimet e pafundme nuk ndalën karrierën e Haxhimusës

Lëndimet e rënda në pjesë të ndjeshme të trupit, e që të tilla ka shumë, nuk e kanë ndalur Betim Haxhimusën të vazhdojë karrierën në futboll, shkruan sot Koha Ditore.

Ka pasur fraktura të shumta në trup: ka thyer klavikulën, hundën, dorën dhe dy herë ka qepur kokën. Vetëm lëndimin e dorës nuk e pësoi në fushë.

Thyerjen e dorës në dy vende e ka "dhuratë" nga ekonomi i Ferronikelit në nëntor të vitit 2015. E kishte goditur me lopatë në zhveshtore, si pjesë e inateve të futbollit kosovar.

"Sot kam shufrën e hekurit në dorë. Është e përjetshme, kurse tre telat që i kam pasur i kam hequr pas gjashtë muajsh", tregon futbollisti 25-vjeçar i Gjilanit lëndimin, që pësoi në zhveshtoren e stadiumit në Drenas. Përkundër këtyre lëndimeve, një nga sulmuesit më të mirë të Kosovës nuk u ndal, ndonëse insiston se e kanë lënë prapa në karrierë....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.