Sport

Messi fiton bonus rekord nëse nënshkruan kontratën e re te Barça

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, do të fitojë rreth 90 milionë euro bonus nëse nënshkruan kontratë të re me klubin.

Sipas raportimeve, bisedimet për kontratë të re kanë nisur qe një kohë, me futbollistin që ka marrë ofertë prej 500 mijë funteve në javë.

30-vjeçari akoma nuk ka nënshkruar kontratën, ndërsa pasi që ka vetëm edhe një vit në kontratën aktuale interesimi për të është rritur.

Nëse Messi merr bonusin prej 90 milionë eurosh, ky do të ishte bonusi më i madh në histori të futbollit.