Sport

Tagliavento drejton derbin Inter – Milan

Paolo Tagliavento do të jetë gjyqtar për derbin “Della Madonnina” mes Interit dhe Milanit që zhvillohet të shtunën.

45-vjeçari drejtoi ndeshjen e parë të Interit këtë sezon ndaj Fiorentinas, derisa së fundmi drejtoi takimin që Zvicra e fitoi 5 me 2 ndaj Hungarisë.

Në vikendin e rëndësishëm në Serie A, Gianluca Rocchi do të drejtojë takimin e Romës me Napolin, derisa Paolo Mazzoleni do të jetë për ndeshjen Juventus – Lazio.