Kapitenit të Juventusit dhe Italisë, Gianluigi Buffon, i është ofruar një punë e re pasi të pensionohet nga futbolli.
Portieri pritet që të largohet në fund të sezonin, ndërsa atij tani i është ofruar posti i ministrit të Sportit në Itali.
“Nëse ne fitojmë zgjedhjet, Buffoni do të jetë Ministri i ri për Sport. Buffoni është i balancuar përfaqëson kombëtaren dhe është afër pensionimit. Është i interesuar në artë dhe politikë”, ka thënë Vittorio Sgarbi për “Vanity Fair” në një intervistë për partinë e tij të re politike Rinascimento.
-
11 tetor 2017 20:46
-
Shpërndaje në: