Sport

Allegri: Merituam fitoren

Trajneri i Juventusit, Max Allegri pas takimit ndaj Milanit ka thënë se ekipi i tij e meritoi fitoren.

Juventusi fitoi në fund të takimit nga një gol i Dybalas nga penaltia në minutën e 97, ndërsa u kontestua mjaft shumë vendimi i gjyqtarëve për akordimin e penaltisë, transmeton Koha.net.

“Incidentet shkojnë pro dhe kundër jush, ky është futbolli, dhe nuk ulem këtu duke u ankuar për penaltitë kundër Udineses. Kam thënë se luajtëm keq dhe nuk merituam asnjë pikë. Por, sonte Juve meritoi fitoren, luajtëm më mirë se Milani, edhe përkundër që është një ekip që kurrë nuk dorëzohet dhe vazhdoi të qëndrojë nën një presion të lartë”, është shprehur Allegri për Mediaset.