Sport

Deklarata e Montellas pas humbjes nga Juve

Descriptive Text

Trajner i Milanit, Vincenzo Montella pas humbjes nga Juventusi ka thënë se është normale që gjyqtarët të gabojnë.

Milani pësoi në udhëtim ndaj Juventusit, kur Paulo Dybala e konvertoi penaltinë në gol në minutën e 97, dhe kjo nervozoi shumë lojtarët e Milanit, që u ankuan pas takimit te gjyqtari kryesor, Davide Massa.

Madje Massa u sulmua mjaft ashpër nga Bacca, të cilin e ndali Montella, kurse potieri Gianluigi Donnarumma i mllefosur pas takimit tha se, “kjo nuk është e mundur, janë gjithmonë ata”.

“Të gjithë kanë interpretimin e tyre, dhe dua të kërkoj falje pas situatës në fund të takimit, ajo është e pafalshme. Massa më tha se ai merr përgjegjësinë për atë penalti. Më thanë se ai ishte shumë larg dhe nuk e ka parë atë. Nuk dua të flas për gjyqtarët, përkundër që në ditë si këto është e vështirë”, është shprehur Montella për Mediaset Premium.

Ai më tutje ka thënë se ekipi duhet të qetësohet, dhe duhet të pranohet se gjyqtarët gabojnë.

“Ankesa nuk të çon askund, është e kotë. Duhet të fokusohemi, të jemi të qetë, dhe duhet të pranojmë se referat gabojnë. Ne vetëm mund të shpresojmë që gabimet të shkojnë në favorin tonë. Por, nuk dua të flas për referat”, është shprehur Montella.