Sport

Islanda mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Kosovës, s’ka gola në “Loro Boriçi”

Gylfi Sigurdsson ka realizuar një gol në minutën e 41-të për të kaluar Islandën në epërsi ndaj Kosovës në xhiron e fundit të Grupit I kualifikues për Botërorin 2018.

Islanda, që nëse fiton shkon direkt në Botëror, po udhëheq 1 me 0 pas pjesës së parë.

Në 45-minutëshin e parë, Kosova pati paraqitje të mirë duke rrezikuar njëherë seriozisht portën e islandezëve përmes Milot Rashicës.

Në takimin tjetër, Shqipëria dhe Italia nuk kanë arritur të shënojnë në 45 minutat e parë të takimit në Grupin G. Takimi po luhet në "Loro Boriçi" të Shkodrës. Armando Sadiku pati rastin më të mirë për kuqezinjtë, ndërsa për italianët Ciro Immobile.