Sport

Kombëtarja synon të mbyllë eliminatoret me fitore ndaj Italisë

Descriptive Text

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë në futboll, italiani Christian Panucci, kërkon t'i mbyllë me fitore kualifikimet për kampionatin botëror "Rusia 2018".

Fitoren kundër Italisë, në ndeshjen e fundit të ciklit eliminator të botërorit të vitit të ardhshëm, Panucci synon ta arrijë përmes lojës së mirë, shkruan Koha Ditore.

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë zhvillohet të hënën (sot) nga ora 20:45, në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër, në kuadër të Grupit G.

Panucci në konferencën për media të mbajtur të dielën ka kërkuar nga futbollistët e tij seriozitet maksimal në fushë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.