Sport

Gjendja e stadiumit në Islandë ku do të luajë Kosova do t’ju befasojë për të keq

Descriptive Text

Koha.net ka siguruar disa fotografi të stadiumit Laugardalsvöllur në Islandë, aty ku do të zhvillohet të hënën në mbrëmje ndeshja Islandë-Kosovë.

Në fotografitë e siguruara, shihet se ky stadium është në gjendje jo të mirë dhe se zhveshtorja e futbollistëve nuk është fare më mirë se ajo që gjendet në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë. Për dallim nga Laugardalsvöllur, në Mitrovicë UEFA dhe FIFA nuk kanë lejuar të zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare.

Një nga fotografitë e siguruara tregon se zhveshtorja e futbollistëve të Kosovës nuk është komode dhe se futbollistët nuk kanë të ndara hapësirat veç e veç.

Ndeshja e së hënës është e fundit në fazën kualifikuese për Botërorin 2018. Islanda nëse fiton kualifikohet direkt për Rusi, ndërsa Kosova synon të mbijetojë humbjen e nëntë.

{gallery}