Sport

Anglia fiton në Lituani, Sllovakia shkon në “Play-Off”

Descriptive Text

Anglia, që tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Botërorin “Rusia 2018”, ka mposhtur Lituaninë në ndeshjen e fundit të Grupit F kualifikues.

Harry Kane shënoi golin e vetëm në fitoren 0 me 1. Ai realizoi nga penaltia në minutën e 27-të.

Nga ky grup, Anglia shkon direkt në Botëror, e Sllovakia ecën në fazën e “Play-Offit”.

Ky sukses i Sllovakisë është falë fitores në xhiron e fundit 3 me 0 ndaj Maltës dhe barazimit të Skocisë me Slloveninë.

Tabela përfundimtare e Grupit F:

Anglia 26 pikë

Sllovakia 18 pikë

Skocia 18 pikë

Sllovenia 15 pikë

Lituania 6 pikë

Malta 1 pikë