Sport

Reali e Barça në garë për Odriozolan

Real Madridi dhe Barcelona janë duke u përgatitur për të ‘luftuar’ për transferimin e Alvaro Odriozolas.

21 vjeçari luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë për Real Sociedadin, dhe të premten debutoi me përfaqësuesen e Spanjës në ndeshjen ndaj Shqipërisë, duke asistuar te goli i tretë i shënuar nga Thiago Alcantara.

Sipas mediave spanjolle, Real Madridi është i gatshëm që ta paguajë klauzolën prej 44 milionë funteve për talentin spanjoll, pasi lëndimi i Dani Carvajalit dhe shitja e Danilos në Manchester City, nënkupton se ekipi i ‘Los Blancos’ ka mungesë të mbrojtësve të djathtë, transmeton KP.

Megjithatë, shumë të interesuar për shërbimet e Odriozolas janë edhe katalonasit, të cilët janë të gatshëm të konkurrojnë fuqishëm me rivalin e përjetshëm, për të riun spanjoll.

Odriozola ka regjistruar 9 paraqitje për Real Sociedad në këtë sezon, dhe ka kontribuar me dy asiste.