Sport

Rikuperohet Strakosha, i gatshëm ndaj Juventusit

Lazio e ka konfirmuar se Thomas Strakosha do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Juventus-it, në javën e ardhshme.

Portieri i Kombëtares shqiptare u kthye më herët në ekipin e tij nga grumbullimi me Shqipërinë, pas një problemi me muskuj, por siç duket ky lëndim nuk është aq serioz dhe ai do të rikuperohet brenda pak ditëve, raporton kp.

22 vjeçari ka treguar formë fantastike me ekipin italian në këtë sezonë, duke qenë zgjedhja e parë e menaxherit Inzaghi, dhe ka regjistruar 10 paraqitje në të gjitha garat deri më tani.

Lazio do të takohet me Juventus-in më 14 tetor, në ‘Juventus Stadium’.