Sport

Sadiku shpreson të shënojë ndaj Italisë, kundër Spanjës thotë se s’kishte fat

Descriptive Text

Armando Sadiku u aktivizua në pjesën e dytë duke goditur edhe shtyllën ndaj Spanjës, por ishte i pafat për të shënuar në këtë ndeshje të vështirë në udhëtim për Kombëtaren shqiptare.

Pas takimit, sulmuesi kuqezi u shpreh se ishte në një kondicion të mirë fizik dhe shpresonte të shënonte, por ishte i pafat, transmeton tch. Sadiku thotë se shpreson që golat të vijnë kundër Italisë.

“Isha mirë, u futa në pjesën e dytë. Isha i pafat, mund të kisha shënuar dhe mund t’i jepnim më shumë ngjyra lojës. Shpresoj që golat të vijnë me Italinë. Kemi provuar gjatë gjithë ditëve skemën me të cilën luajtëm sot. Në pjesën e dytë luajtëm mirë”, tha Sadiku pas ndeshjes.