Sport

Kosova mposht Izraelin

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2019, duke e mposhtur Izraelin, me rezultat 2:1.

Kosova U-19 bën historinë duke prekur fitoren e parë në evenimente të tilla, transmeton ksp.

Kosova arriti ta përmbysë rezultatin brenda katër minutash, pasi fillimisht kishte shënuar Izraeli me golin e shënuar nga Almog, në minutën e 32-të.

Megjithatë, sulmuesi i Dritës, Leutrim Kryeziu, ka shënuar dy gola të shpejtë, në minutat 41 e 44, për t’ia sjellë Kosovës fitoren e parë.

Në ndeshjen e parë Kosova U19 ka humbur nga Austria, me rezultat të ngushtë 0:1, kurse ndeshjen e tretë e zhvillon kundër Australisë.