Sport

Hysaj synon titullin me Napolin

Foto: Ilustrim

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj synon që ta fitojë Serie A këtë edicion me Napolin, që është në një formë të jashtëzakonshme, me 7 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.

Napoli nuk e ka fituar titullin e Italisë që nga viti 1990, por këtë edicion është një nga pretendentët për ta fituar atë, transmeton Koha.net.

“Të gjithë e duan Scudetton, i ka munguar Napolit qe një kohë të gjatë. Ky është një qytet i mrekullueshëm dhe fansat e meritojnë këtë, prandaj do të japim më të mirën. Megjithatë nuk jemi vetëm aty, duhet të ulim kokën e të punojmë, dhe të fitojmë të gjitha ndeshjet”, ka thënë Hysaj për Premium Sport.

Ai më tutja ka shtuar, “jemi në formë të mirë tani dhe kjo duhet të vazhdojë, jemi një grup fantastik. Është bukur të luash për Napolin, dhe është bukur kur dëgjon njerëzit duke thënë se ne luajmë futbollin më të mirë në Itali dhe Evropë”.