Sport

Cikalleshi mungon ndaj Spanjës e Italisë

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi ka pësuar lëndim në seancën stërvitore të së martës dhe do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë.

Si pasojë e lëndimit, Cikalleshi nuk do të luajë ndaj Spanjës dhe Italisë që zhvillohen më 6 dhe 9 tetor në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018.

Cikalleshi, sipas njoftimit nga Federata Shqiptare e Futbollit, do të qëndrojë deri në tri javë jashtë fushës.