Sport

Barcelona në syrin e çuditshëm dhe simbolik të një stuhie mbi Katalonjën

Në çdo ndeshje në “Camp Nou” për afro gjashtë vjet, thirrjet për pavarësi të Katalonjës kanë nisur kur ora arrinte në 17 minuta e 14 sekonda, duke kujtuar vitin kur qyteti ra në dorë të Felipe V. Mirëpo, jo edhe kësaj radhe, jo në ditën kur ishin ndoshta më afër pavarësisë se kurrë më parë.

Kësaj radhe, stadiumi më i madh i Evropës ishte i qetë. Asnjë tifoz nuk mund të dëgjohej, vetëm futbollistët. Herë pas here bilbili i referit, apo ndonjë duartrokitje e dikujt, por nuk kishte thirrje, nuk kishte këngë dhe nuk kishte njeri për të kënduar, shkruan The Guardian.

Anash fushës ku Barcelona u përballë të dielën me Las Palmasin, rojet me jelekë të portokalltë shikonin në tribuna për t'u kujdesur që janë të zbrazëta, përcjell Koha Ditore. Plot 98 mijë ulëse të zbrazëta; më pak se njëqind njerëz ishin në stadium, dhe shumë prej tyre uronin të mos kishin qenë.

Ishte e diel në mëngjes kur mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, votoi në referendum për pavarësi të thirrur nga Qeveria katalonjase dhe të shpallur joligjor nga Qeveria spanjolle dhe Gjykatat Kushtetuese. Ai, si shumë të tjerë, kishte insistuar se prapë do të votonte, duke shtrënguar dorën me stafin në qendër zgjedhore, duke qeshur dhe duke bërë rrugën për në stadium.

Por derisa ajo skenë është përsëritur në shumë vende, nuk ishte situatë e ngjashme edhe në vendet e tjera, dhe në kohën kur u largua nga stadiumi "Camp Nou" shtatë orë më vonë, kishte lot në sy. Aq shumë kishte ndodhur dhe aq shumë mund ende të ndodhë, është një e ardhme e pasigurt dhe ka frikë...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.