Sport

Roma fiton midis San Siros

Roma e ka fituar kryederbin italian, duke e mposhtur Milanin midis San Siros, me rezultat 0-2, në javën e shtatë të Serisë A.

Ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave të mëdha italiane ka dhënë një lojë mjaft të mirë, ndërsa romakët në 20 minutat e fundit të ndeshjes ia dolën të shënojnë dy gola.

Edin Dzeko (72’) dhe Florenz (77’) shënuan për fitoren e Romës, e cila tani ngjitet në pozitën e pestë me 15 pikë, derisa ‘Rossonerët’ renditet në vendin e shtatë me 12 pikë të grumbulluara.