Sport

Verstappen fiton në Malajzi, Vettel përfundon i katërti

Descriptive Text

Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Malajzisë. Piloti holandez i Red Bull la pas Lewis Hamilton (Mercedes) dhe shokun e tij të skuadrës, Daniel Ricciardo.

Sebastian Vettel me Ferrari arriti që të rekuperonte deri në vendin e katërt pasi u nis i fundit, ndërkohë që ferraristi tjetër, Kimi Raikkonen pati probleme me motorin dhe nuk u nis fare, transmeton tch.

Gjithsesi, fundjava nuk mund të mbyllej edhe pa një episod tjetër fatkeq për Ferrarin. Kur makinat po ktheheshin në bokse pas prerjes së vijës së finishit, Vettel u godit nga Lance Stroll dhe për tu kthyer në bokse, gjermanit iu desh të ngjitej në njëvendëshen e Pascal Wehrlein.