Sport

Mourinho: Fellaini është luftëtar i madh

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka përmendur rëndësinë e Marouane Fellainit në ekip pas fitores 4 me 0 ndaj Crystal Palace.

Mesfushori belg realizoi dy gola për t’i ndihmuar Unitedit që të sigurojë fitoren e gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në Premier Ligës.

“Mendoj se vetëm në karakter i fuqishëm mund t’u rezistojë vështirësive këtu”, ka thënë Mourinho. “Ai kishte disa vështirësi këtu me njerëzit që nuk ia dinin kualitetet dhe menaxherët tjerë nuk i pëlqenin ato, prandaj duhet të jeni karakter i fuqishëm”.

“Ai është luftëtar, djalë me shumë krenari dhe jam i lumtur që i kam ndihmuar të arrijë këtë dhe të ndryshojnë mendimin që fansat e kanë për të. Jam i lumtur për të”.