Sport

Bellini, zëri i Napolit

Kur Dries Mertens shënoi golin e parë për Napolin, një zhurmë e madhe pushtoi stadiumin "San Paolo".

Kjo zhurmë është më shumë se gëzim, është një eufori apo një ulërimë që "i godet" të gjithë të pranishmit në tribuna sikurse një valë.

Në gjithë këtë rrëmujë, Mertens vrapoi te njëri cep i fushës, i ndjekur nga bashkëlojtarët e tjerë. Në cepin tjetër, Daniele Bellini numëroi deri në tre dhe ngriti duart lart në shenjë feste, transmeton Koha Ditore.

Ai shkoi deri të iPhone i tij, i vendosur në një trekëmbësh dhe lëshoi kamerën. Pastaj nxjerri mikrofonin e tij nga xhepi i pasmë, ndaloi për një sekondë dhe mori frymë thellë. Dhe, me zërin e tij nëpërmjet mikrofonit qetësoi zhurmën e krijuar në tribuna. (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.