Sport

Pique e do garancinë e kualifikimit në Botëror në ndeshjen kundër Shqipërisë

Descriptive Text

Spanja do të jetë kundërshtarja e radhës e Kombëtares shqiptare të futbollit në eliminatoret e Botërorit 2018.

Iberikët që kryesojnë Grupin G, do të tentojnë që të marrin 3 pikët e kualifikimit që në përballjen me kuqezinjtë tanë dhe këtë e deklaron edhe mbrojtësi Gerard Pique.

“Të shohim nëse e fitojmë këtë ndeshje dhe të kualifikohemi për në fazën finale të Botërorit, gjë që është shumë e rëndësishme. Është gjithnjë emocionuese të marrësh pjesë në një event si Kupa e Botës”, tha qendërmbrojtësi i Barcelonës.

Gerard Pique këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të postimit të tij në rrjetet sociale në favor të votimit në referendumin e pavarësisë së Katalunjës, me 30-vjeçarin që mohoi se ndjen presion në këtë moment.

“Aspak, nuk jam nën presion. Gjithnjë e kam thënë se për mua është krenari dhe motivim i madh që luaj për përfaqësuesen spanjolle. Fakti që trajneri më ka grumbulluar sërish në skuadër do të thotë që kam punuar shumë mirë”, tha Pique.

Spanja është në krye të Grupit B me 22 pikë, 3 më shumë se Italia e vendit të dytë, ndërsa kombëtarja shqiptare është në vendin e tretë me 13 pikë.