Sport

Katër muaj burgim e tre vjet ndalesë në stadium për tifozin që goditi lojtarin

Një tifoz që goditi futbollistin e Premier Leagues gjatë ndeshjes, është suspenduar për tre vjet nga ndeshjet e futbollit. Jordan Woods nga Blackburni ka pranuar sulmin ndaj lojtarit të Burnelyt, Ashley Westwood, gjatë ndeshjes në kuadër të EFL Cup të zhvilluar në muajin gusht.

Woods gjithashtu është dënuar edhe me katër muaj burgim, për shkak të sulmit ndaj futbollistit, të cilin e kishte kryer në ditën kur po festonte ditëlindjen e 30-të, shkruan sot Koha Ditore.

Woods ishte njëri prej dy tifozëve që u futën në fushë pas golit të epërsisë së Burnleyt që e realizoi Jack Cork, më 23 gusht në ndeshjen e raundit të dytë. Ai u kap me Westwoodin që e goditi përpara se të rrihej me një person tjetër të sigurisë, i cili arriti ta largojë tifozin e tërbuar nga fusha. Woods pranoi dy akuzat për sulm që rëndonin mbi të si dhe futjen në fushë në "Ewood Park" për të penguar zhvillimin e ndeshjes. Trajneri i skuadrës së Burnleyt, Sean Dyche, ka përshëndetur veprimin e ndërmarrë ndaj tifozit që sulmoi futbollistin e tij.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.