Sport

Lyoni fiton sfidën e parë ndaj Romës

Lyoni ka mposhtur 4 me 2 Romën në sfidën e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Kjo fitore e francezëve erdhi në pjesën e dytë, pasi të parën e mbyllën në disavantazh.

Mouctar Diakhaby shënoi i pari në ndeshje në minutën e tetë për Lyonin, ndërsa në minutat 20 dhe 33 Roma përmbysi gjithçka përmes Mohamed Salah dhe Federico Fazios.

Corentin Tolisso dhe Nabil Fekir shënuan dy golat e parë për Lyonin në pjesën e dytë, ndërsa Alexandre Lacazette përmbylli gjithçka me një supergol në minutat shtesë.

Takimi i kthimit zhvillohet më 16 mars në Romë.