Sport

Derbi, mundësi “rehabilitimi” për Llapin e Prishtinën

Pikët që i lëshuan në xhiron e fundit, bën që Llapi e Prishtina të kërkojnë me ngulm suksesin në derbin e javës së tetë të Vala Superligës së Kosovës në futboll. Të dielën nga ora 15:00 në Podujevë, Llapi e pret Prishtinën. Llapi prinë në klasifikim me 14 pikë, ndërsa Prishtina është e treta me 12 pikë.

Në mesjavë, Llapi pësoi 3:1 nga kampionia në fuqi Trepça '89, ndërsa Prishtina barazoi pa gola me Ferronikelin. Pa gola skuadra e kaltër kishte luajtur edhe në xhiron e gjashtë ndaj Gjilanit, në ndeshjen debutuese për Mirel Josën, trajnerin e ri të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Dallimi në pikë mes skuadrave të Superligës është shumë i vogël dhe kjo e rrit edhe më shumë vlerën e derbit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.