Sport

Gani Sejdiu jep dorëheqje nga Feronikeli

Gani Sejdiu ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Feronikelit.

Sejdiu përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje për arsye personale.

“Me keqardhje njoftoj opinionin se nga sot nuk jam pjesë e Feronikelit për arsye personale sepse në këtë periudhë dymujore duhet të jem afër familjes dhe e kam obligative”, ka njoftuar Sejdiu.

“Me këtë rast falënderoj klubin për mirëkuptimin dhe njëkohësisht i uroj të vazhdojnë me suksese siç kanë bërë deri më tani. Me respekt”, ka shtuar ai.