Sport

Roma me lehtësi mposht Qarabagun

Roma ka mposhtur Qarabagun me rezultat 2 me 1 për t’i prirë grupit C.

Me golat e Edin Xhekos dhe Kostas Manolas romakët siguruan pikët si mysafir, derisa golin e nderit për vendasit e realizoi Pedro Hendrique.

Roma ka katër pikë, por tabela mund të ndryshojë sonte me ndeshjen e Atletico Madridit kundër Chelseat.