Sport

Xhiro me tre derbi

Dy derbi do ta hapin xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në futboll, ndërsa do të mbyllet me derbin më të madh të futbollit kosovar.

Të mërkurën (sot) kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça '89, do ta presë në Mitrovicë liderin, Llapin, kurse Prishtina në Drenas do ta presë skuadrën e këtij qyteti, Ferronikelin. Derbi më i madh në Kosovë ndërmjet dy skuadrave gjilanase, Dritës dhe Gjilanit do të luhet të enjte, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri i Trepçës '89, Sabit Osmani, ka theksuar se me mençuri futbollistët e tij mund të arrijnë fitore përballë Llapit.

"Kam besim te futbollistët e mi që mund të arrijnë deri te fitorja. U është dashur qetësi pas presionit që kanë pasur në këto xhirot e para. Duhet ta harrojnë që janë kampionë në fuqi dhe që kanë garuar në Ligën e Kampionëve. Duhet ta japin maksimumin në çdo ndeshje për të synuar sërish daljen në Evropë. Unë besoj se me mençuri futbollistët e mi mund ta fitojnë ndeshjen", ka thënë Osmani.

Edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pret nga futbollistët e tij fitore për të vazhduar serinë pozitive dhe ruajtjen e pozitës së parë. Llapi bashkë me Gjilanin janë skuadrat e vetme pa humbje këtë stinor.

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.