Sport

Kluivert: Verratti do të qëndrojë te PSG-ja përkundër humbjes nga Barcelona

Marco Verratti do të qëndrojë te Paris Saint-Germain përkundër humbjes së mbrëmshme nga Barcelona, ka thënë drejtori sportiv, Patrick Kluivert.

Mesfushori italian kërkohet nga Barcelona, Chelsea, Juventusi e Real Madridi, por ka kontratë me klubin francez deri më 2021, transmeton Koha.net.

“Verratti është themeli i mesfushës sonë dhe do të vazhdojë të jetë. Ai nuk do të shkojë sivjet ndokënd”, ka thënë Kluivert për Le10Sport.

Barcelona mbrëmë ka shkruar historinë në Ligën e Kampionëve, duke u bërë ekipi i parë që përmbysë disavantazhin prej 4 golave nga ndeshja e parë për t’u kualifikuar në çerekfinale, me fitoren prej 6-1.