Sport

UEFA e ka vlerësuar kampionatin e Kosovës si një ndër katër më të dobëtit në Evropë

Kosova edhe në edicionin e ardhshëm do t'i ketë dy skuadra futbolli në garat evropiane: Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, por për to, të llogaritura ndër më të dobëtat në Evropë, do të ketë shumë më shumë pengesa për të mbërritur në nivelin ku ishin këtë vit.

Kampioni dhe fituesi i Kupës, sezonin e ardhshëm nuk do të marrin direkt pjesë në rrethin e parë eliminator sikurse këtë vit. Për të arritur te ky raund, skuadrave kosovare do t'u duhet të fitojnë një miniturne paraprakisht.

Trepça '89 dhe Prishtina u paraqitën këtë edicion dhe u eliminuan në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, përkatësisht të Ligës së Evropës. Ky eliminim i hershëm ka bërë që UEFA prej edicionit të ri të aplikojë sistem të ri, në të cilin ekipet me koeficient të ulët të luajnë në parakualifikime, shkruan sot Koha Ditore.

Trepça '89 u eliminua nga Vikinguri i Islandës pas dy humbjeve, derisa Prishtina nga Norrkoepingu i Suedisë po ashtu pas dy humbjeve. Kjo ishte paraqitja e parë e ekipeve të Kosovës në garat evropiane pas pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në UEFA e FIFA. Në rangimin e UEFA-s për garat e klubeve, në të cilin janë 442 skuadra, nga një vend e kanë gjetur edhe Trepça '89 e Prishtina. Kampionia në fuqi e Kosovës, Trepça '89, është e 440-ta me 0.5 pikë, derisa Prishtina e fundit (442) me 0.25 pikë...(Më gjerësisht sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.