Sport

Mourinho këmbëngul për Fabinhon

Descriptive Text

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, mbetet i etur për mesfushorin e Monacos, Fabinho, raportojnë mediat britanike.

Tekniku portugez nuk është dorëzuar në garën për ta blerë asin e Monacos, edhe pse thuhet se PSG udhëheq garën për Fabinhon, por “Djajtë e Kuq” mund të përfitojnë nga rregullat financiare të Fair Play të cilët janë të vendosur për të kufizuar shpenzimet e parisienëve, transmeton ksp.

Klubi nga “Old Traffordi” raportohet se ka gati ofertën në vlerë prej 52 milionë funte për 23-vjeçarin.

Gjithashtu, edhe klubi i famshëm italian, Juventus është i interesuar për Fabinhon.