Sport

Kosovës i mungojnë shumë lojtarë, i kthehen Pnishi e Aliti

Është rritur lista e lojtarëve që do t'i mungojnë përfaqësueses së Kosovës në futboll në dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për botërorin e vitit të ardhshëm. Me gjithë mungesat e shumta, nuk do të ketë lojtarë të rinj në përfaqësuesen e Kosovës.

Do të kthehen tre lojtarë që munguan në ndeshjet e shtatorit, por emra krejtësisht të rinj nuk do të ketë. Këtë e ka bërë të ditur të dielën përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, shkruan sot “Koha Ditore”. Për Bunjakin ndeshjet me Ukrainën dhe Islandën do të jenë të fundit në krye të përfaqësueses.

Kosova më 6 tetor e pret Ukrainën në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa më 9 tetor luan me Islandën në Reykjavik. Është e fundit në Grupin I të eliminatoreve me një pikë nga tetë ndeshje.

Pasi barazoi 1:1 me Finlandën në hapje, humbi shtatë ndeshjet të tjera dhe e ka të pamundur të shmangë pozitën e fundit në grup. Ndeshjet me Kosovën, për Ukrainën e Islandën janë me shumë peshë. Të dy përfaqësueset, së bashku me Kroacinë e Turqinë, janë në garë për kualifikim në botëror... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.