Sport

Tre kik-boksierët e Kosovës sot kërkojnë medalje të arta në Kampionatin Ballkanik

Dita e dytë dhe e fundit e Kampionatit Ballkanik që po mbahet në Bjelo Polje të Malit të Zi, pritet të jetë mjaft e “nxehtë”.

Kjo garë, e para e këtij lloji që po zhvillohet në shtetin fqinje, tashmë ka hyrë në fazën më interesante dhe më joshëse, pasi që sot luhen duelet finale.

Kosova e cila në këtë turne të madh ballkanik është paraqitur më katër kik-boksierë, sot tre nga ta kërkojnë medaljen e artë, transmeton ksp.

Dardan Menxhiqi, Gëzim Behrami e Valdrin Ibishi, sot do të “luftojnë” në duelet finale, ku edhe synojnë medalje të artë, derisa tashmë medaljet e argjendta janë të siguruara.

Të tre kik-boksierët janë top-formë dhe të gatshëm për duelet finale. Madje, edhe vet selektori i Kosovës, Lutfi Menxhiqi është i bindur se garuesit e tij do të kthehen më medalje të artë në Kosovë.

“Në tri duelet finale pres fitore dhe medalje të arta”, ka thënë Menxhiqi.