Sport

Wenger: Mendimi i fansave do të jetë vendimtar për të ardhmen time

Arsene Wenger ka pranuar se mendimi i fansave të Arsenalit për të, do të jetë njëri prej faktorëve që ai do ta marrë në konsideratë kur do të vendosë për të ardhmen e tij në klub.

Kontrata e francezit skadon në fund të këtij sezoni, por shumë fansa të Arsenalit kanë kritikuar hapur menaxherin e tyre gjatë muajve të fundit.

Humbja e tmerrshme nga Bayern Munichu me rezultat të përgjithshëm 10 me 2, shtyu qindra tifozë që të protestojnë para stadiumit të Arsenalit.

“Gjatë këtyre 20 viteve kam punuar shumë që fansat t’i bëj të lumtur dhe kur humbni e kuptoni se ata nuk janë të lumtur. Nuk dua t’i gjykoj”, ka thënë Wenger.

“Unë e di se jetoj me angazhim. Duhet të pranoni shumë mendime. Po, natyrisht se duhet të mendoni për çdo gjë. Nuk do të jetë faktori kryesor”, ka thënë trajneri francez kur është pyetur për fansat.