Sport

Sllovenia shkruan historinë, gjunjëzon Serbinë në finale të Evropianit

Descriptive Text

Sllovenia ka fituar për herë të parë Kampionatin Evropian në basketboll. Ajo në finale mposhti Serbinë me rezultat 93:85.

Kampioni i ri evropian ishte në epërsi që nga fillimi i përballjes, duke ikur shpeshherë në epërsi me më shumë se dhjetë pikë. Megjithatë Serbia u tregua efikase në periudhën e fundit duke ngushtuar rezultatin e madje duke kaluar për disa momente edhe në epërsi. Por në fund të takimit, Sllovenia arriti të tregohej më e qetë për të fituar me tetë pikë epërsi.

Goran Dragiq ishte më i dalluari në parket me 35 pikë të shënuara, 7 kërcime dhe 3 asistime.

Vendin e tretë në këtë kampionat e siguroi Spanja, që mposhti Rusinë në luftën për të bronztën.