Sport

Napoli “shkel” Beneventon, Milani u kthehet fitoreve

Descriptive Text

Napoli ka shkelur Beneventon në xhiron e katërt të Series A duke e mposhtur me rezultat 6 me 0.

Dries Mertens shënoi hat-trick, ndërsa nga një gol tjetër e shënuan Allan, Insigne dhe Callejon.

Në të njëjtën xhiro, Milani i është kthyer fitoreve. Skuadra e Vincenzo Montellas fitoi 2 me 1 ndaj Udineses.

Kaliniq shënoi të dy golat për Milanin, ndërsa Lasagna të vetmin për mysafirët.

Pas katër ndeshjeve, Napoli ka 12 pikë dhe kryeson në tabelë, ndërsa Milani ka nëntë pikë në pozitën e katërt.