Sport

Isco: Barça më kontaktoi, por nuk e dëgjova

Isco pas vazhdimit të kontratës me Real Madridin, ka bërë të ditur se Barcelona kishte kontaktuar me të, por ai nuk kishte dashur të dëgjojë asnjë ofertë.

Me kontratën e tij të re pesëvjeçare Isco ka klauzolë lirimi për 700 milionë euro, derisa ka thënë se është i lumtur që po realizon ëndrrat me Realin.

“Të largohem për Barçën? Kurrë. Siç kam thënë më parë, ideja është që të kem sukses te Madridi. Është e vërtetë që kam pasur kohëra të vështira këtu, por nuk pendohem për asgjë. Kishte kontakte nga Barcelona, por kurrë nuk i kam dëgjuar. Qëllimi im ishte të kisha sukses këtu, me ekipin që llogariste në mua”.