Sport

Kloppi i pakënaqur me barazimin ndaj Burnleyt

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shprehur i pakënaqur me barazimin që ekipi i tij e arriti ndaj Burnleyt këtë pasdite.

Goli i Mohamed Salah ia siguroi barazimin “Të kuqve” që pësuan në minutën e 27 nga Scott Arfield dhe përkundër dominimit me 35 raste për gol – Kloppi dhe djelmoshat e tij nuk gjetën golin e fitores.

Barazimi 1 me 1 të shtunën vazhdon serinë e dobët të Liverpoolit që të shtunën e kaluar u poshtërua nga City 5 me 0, derisa barazoi 2 me 2 me Sevillan në Ligën e Kampionëve gjatë mesjavës.

“Nuk jam i lumtur, jam i nervozuar me rezultatin por i kënaqur me performancën”, ka thënë Kopp pas takimit. “Nuk është faji ynë. Dominuam dhe patëm sjellje fantastike. Luajtëm mirë me disa ndryshime që bëmë. Por shënuam vetëm një gol”.

“Kur keni raste për gol nuk ka të bëjë me mbrojtjen e tyre. Portieri bëri disa pritje fantastike. Nuk jam i lumtur kur Solanke goditi shtyllën sepse jam i sigurt se ishte penallti”, ka shtuar trajneri gjerman.