Sport

Fitojnë Prishtina dhe Llapi

 

Prishtina dhe Llapi kanë siguruar fitoret e reja në Superligën e Kosovës.

Dy ekipet që po vinin nga barazimet e javës së kaluar me Drenicën, respektivisht Feronikelin, fituan si vendas.

Prishtina mposhti Vllazninë e Pozheranit me rezultat 2 me 1, derisa Llapi mposhti 2 me 0 Besën e Pejës.

Llapi prin në Superligë me 11 pikë, e ndjekur nga Prishtina në pozitën e dytë me 10 pikë.