Sport

Kosovari Kameraj - krahu i djathtë i Juventusit

Çendrim Kameraj nuk ka ndërruar shumë skuadra. Por, ka diçka tjetër që ka ndërruar shpesh - pozitën në fushë. Kameraj 18-vjeçar sa ishte pjesë e të rinjve të Ebikonit luante si mesfushor, në Luzern tek ekipet U-18 e U-21 si sulmues dhe tash tek ekipi i juniorëve të Juventusit si mbrojtës i krahut të djathtë. Si sulmues ka luajtur edhe për U-15, U-17, U-18 të Përfaqësueses së Zvicrës.

"Të gjitha pozitat di t'i luaj", thotë buzë gaz Kameraj.

Por, ai në një bisedë për gazetën menjëherë i kthehet seriozitetit dhe thotë se është i kënaqur me të arriturat e tij. Pret që shpejt të arrijë të luajë edhe për ekipin e parë të Juventusit, shkruan sot Koha Ditore.

"Sa kam qenë sulmues gjithmonë kam shënuar shumë gola. Ka qenë një pozitë që më përshtatej", ka theksuar Kameraj.

Por, Kamerajt ka nisur t'i pëlqejë edhe roli i ri - ai i mbrojtësit të krahut të djathtë tek ekipi "Primavera" i Juventusit.

"Nuk është keq, por më duhet kohë për ta mësuar. Po përmirësohem", ka deklaruar lojtari premtues i Juventusit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.