Sport

Anulohet meçi Pacquiao – Khan

Amir Khan nuk do të përballet me kampionin e peshave të lehta WBO, Manny Pacquiao në muajin tjetër, ka konfirmuar promotori i boksierit filipinas, Bob Arum.

Javë më parë boksierët kishin konfirmuar se meçi ndërmjet tyre do të zhvillohej më 23 prill, me Emiratet e Bashkuara Arabe që pritej të ishte vendi i këtij meçi, shkruan BBC.

Ky meç është i vdekur. Po flas për një propozim tjetër, për një tjetër meç, jo Khanin. Khan nuk do të jetë kundërshtari i radhës së Mannys”, është shprehur Aram për ESPN.

Arum ka thënë se këshilltari i Pacquiaos, Michael Koncz do të negociojë për meçin e radhës dhe do të rishikojë alternativat për kundërshtarin e filipinasit. Kurse ndeshja mund të ndodhë në korrik.