Sport

Mane i befasuar me kartonin e kuq

Sadio Mane ka pranuar se ishte befasuar nga ndëshkimi me karton të kuq për ndërhyrjen e ashpër që e bëri të shtunën ndaj portierit të Manchester Cityt, Ederson.

Ndërhyrja e tij ndaj portierit brazilianit u diskutua shumë gjatë kësaj jave në Premier Ligë, derisa Liverpooli shpresonte se me apelim do të zbuste dënimin me tri ndeshje mos lojë që Federata angleze i dha për të.

I pyetur nëse referi Jon Moss mori vendimin e duhur për ta ndëshkuar me karton të kuq, 25-vjeçari është përgjigjur: “Sinqerisht ishe i përqendruar më shumë te portieri sesa te kartoni dhe kur pash të kuqin isha i befasuar sepse prisja të verdhin”.

“Do ta pranoj vendimin dhe do të tentoj ta harroj. Isha duke luftuar për top dhe nuk kisha qëllim lëndimin e tij sepse nuk jam një lojtar i tillë. I dëshiroj shërim të shpejt. Nuk është e lehtë për mua [dënimi me tri ndeshje] sepse dua të luaj futboll dhe t’i ndihmoj ekipit për të fituar”, ka thënë Mane.