Sport

Kosova pritet ta kthejë Doellmanin në përbërje

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, në muajin nëntor do të fillojë rrugëtimin në eliminatoret për botërorin "Kina 2019", shkruan sot Koha Ditore.

Më 23 nëntor, Kosova në Prishtinë do të luajë kundër Përfaqësueses së Lituanisë, kurse tri ditë më vonë do të jetë mysafire e Hungarisë. Këto ndeshje i takojnë Grupit C, në të cilin bën pjesë edhe Përfaqësuesja e Polonisë.

Në këto dy takime, Kosova pritet ta ketë ndihmën edhe të amerikanit të natyralizuar Justin Doellman. Ai nuk u ftua për parakualifikimet e zhvilluara muajin e shkuar, duke u kursyer pas një edicioni me lëndime te Barcelona.

Kosova në parakualifikime përfundoi e dyta në grup me gjashtë pikë, me dy fitore dhe dy humbje ndaj Maqedonisë e Estonisë.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.