Sport

Ferizaj siguron tre pikë të rëndësishme ndaj Dritës

Një gol i Maliq Behlulit i realizuar nga korneri i ka mjaftuar Ferizajt që të sigurojë tre pikë të reja në ndeshjen kundër Dritës që u zhvillua në Ferizaj.

Po zhvillohej minuta e tetë kur Behluli nga gjuajtja e këndit befasoi portierin e Dritës.

Me këto tre pikë, Ferizaj mbetet në zonën e barazhit me 19 pikë.

Ndërkohë, ka përfunduar pa gola takimi mes Gjilanit dhe Lirisë.

Gjilani me këtë pikë, mbetet në pozitën e gjashtë me 27 pikë ndërsa Liria në pozitën e shtatë me 24 pikë, aq sa ka edhe Drenica që sot mposhti Trepçën me rezultat 1 me 0.