Sport

Tottenhami mposht Dortmundin

Tottenhami ka mposhtur Dortmundin në ndeshjen e parë të Grupit H në Ligën e Kampionëve.

Londinezët fituan me rezultat 3 me 1.

Harry Kane shënoi dy herë, ndërsa goli tjetër i Tottenhamit u shënua nga Son Heung-Min.

Yarmolenko realizoi golin e vetëm për gjermanët.

Në Grupin H tani prijnë Reali dhe Tottenhami me nga tri pikë, ndërsa pa pikë janë Dortmundi dhe APOEL-i.