Sport

Bartomeu: Messi e Iniesta kanë arritur marrëveshje me Barcelonën

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka siguruar tifozët se marrëveshjet e reja me Lionel Messin dhe Andres Iniestan janë arritur.

Dyshimet për të ardhmen e futbollistëve në Camp Nou ishin ngritur së fundmi, sidomos për Iniestan pasi ai vazhdimisht ishte deklaruar se është i pasigurt nëse do të qëndrojë përtej verës së ardhshme.

Messi kishte arritur marrëveshje me klubin në muajin korrik, me klubin që njoftoi se ai ka zgjatur qëndrimin deri në vitin 2021, por akoma nuk ka kontratë formale të nënshkruar.

“Messi? Ai ka kontratë katërvjeçare. Është më i miri ndonjëherë dhe ka luajtur për ne qysh kur ishte i vogël dhe ne jemi të lumtur që e shohim të luajë sepse është unik. Të gjithë tifozët mund të jenë të qetë. Tashmë kemi thënë që Messi ka nënshkruar dhe do të jetë te Barça për aq sa ai do, njëjtë edhe Iniesta”, ka thënë ai.